PreshevaPRESS

Nevzad Lutfiu për KlanKosova: Kryesisa ka vendosur, ose udhëheqim me KKSH-në ose qëndrojmë në opozitë

Pas shpalljes së rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve për Këshillin Kombëtar Shqiptar, ka në filluar edhe negociatat mes partive për uhdhëheqjen e këtij institutioni.


Sipas rezultateve përfundimtare për zgjedhjet për Këshillin Kombëtar Shqiptar, Partia për Veprim Demokratik ka fituar 5 mandate, Alternativa për Ndryshim 5 mandate, Lëvizja e Progresit Demokratik dhe Partia Demokratike nga 2 mandate dhe Partia Demokratike Shqiptare 1 mandat.

Partia për Veprim Demokratik pas shpalljes së rezultateve përfundimtare ka mbajtur mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm, pas së cilës përmes një komunikate është deklaruar për fillimin e negociatave për themelimin e një koalicioni të zgjeruar pa APN-në.

“Partia për Veprim Demokratik inicon ndërtimin e një koalicioni të zgjeruar PVD – LPD – PD – PDSH duke rrespektuar parimin elementar të demokracisë – parimin e fituesit të zgjedhjeve, dhe konsideron se ruajtja e bashkëpunimit me subjektet partnere i hapë rrugë jo vetëm një ndërtimi të koalicionit stabil në qeverisjen e KKSH-së por edhe ruajtjen e stabilitetit politik në nivel të Luginës së Preshevës. Në të njejtën kohë, platforma e përbashkët politike forcon elementin shqiptar në betejen e ruajtjes dhe avancimit të të drejtave kombëtare në koordinim me Prishtinën e Tiranën.” thuhet mes tjerash në komunikatën e Këshillit të Përgjithshëm të PVD-së, të publikuar në rrjetin shoqëror facebook.

Përveç PVD-së, ka qenë Lëvizja e Progresit Demokratik që ka deklaruar se synon të udhëheqë me Këshillin Kombëtar Shqiptar.

Kandidati i LPD-së për kryetar të KKSH-së, Nevzad Lutfiu, sot në emisionin Sytë 7 në Klan Kosovë, ka thënë se kryesia e LPD-së ka marrë vendim që nëse nuk siguron të udhëheqë me KKSH, të qëndrojë në opozitë.

Lutfiu gjithashtu tha se  nga fondi prej 2 milionësh eurove të Qeverisë së Republikës së Kosovës do të shpërndahen vetëm 1.5 milion, duke e kritikuar dedikimin e tyre dhe mënyrën e shpërndarjes.

ARTIKUJT E NGJASHËM

Nagip Arifi paraqitet në gjykatë shkaku i letrave anonime: Të fala shpifësve

PreshevaPRESS

AQB organizon manifestim për shënimin e Ditës së Flamurit në Zvicër

PreshevaPRESS

Edhe Ardita Sinani bashkë me Besnik Bislimin në Bruksel

PreshevaPRESS