PreshevaPRESS

Situata me targat shtynë diskutimin për liberalizimin e vizavetë Kosovës

Propozimi për liberalizimin e vizave për Kosovën, i cili parasheh lëvizjen e lirë jo më larg se data 1 janar e vitit 2024, u hoq nga agjenda e takimit të sotëm të ambasadorëve të vendeve anëtare të BE-së.


Radio Evropa e Lirë, shkruan se arsyet për shtyrjen e agjendës janë politike.

“Për shkak të zhvillimeve politike në veri të Kosovës, ta kemi këtë pikë në agjendën e Coreper-it nuk është ideale”, tha presidenca çeke e BE-së në njoftimin për shtyrje.

Sipas saj, diskutimi për këtë çështje do të mbahet më 30 nëntor.

Situata në veri të Kosovës është tensionuar, për shkak të vendimit të Qeverisë së udhëhequr nga kryeministri Albin Kurti për të nisur procesin e riregjistrimit të makinave që bartin targa ilegale serbe.

Serbët në veri, të kontrolluar në masë të madhe nga Beogradi zyrtar, i kundërshtojnë targat e Kosovës, RKS, dhe kanë paralajmëruar rezistencë ndaj tyre.

Me gjithë thirrjet e komunitetit ndërkombëtar për shtyrje të procesit të riregjistrimit, Kurti nuk ka hequr dorë.

ARTIKUJT E NGJASHËM

Në ditën e parë të Kampanjës “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës në baza gjinore”në Kosovë, burri vret gruan e tij me sëpatë

PreshevaPRESS

Lista Serbe: Të gjithë pronarët e automjeteve me targa KM do të mund të i riregjistrojnë ato

PreshevaPRESS

Hovenier: Marrëveshja e targave avancon përpjekjet për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi

PreshevaPRESS