PreshevaPRESS

Hovenier: Marrëveshja e targave avancon përpjekjet për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka mirëpritur marrëveshjen e arritur ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në Bruksel për targat.


Hovenier thotë se marrëveshja rrit sigurinë dhe avancon përpjekjet për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, njofton PreshevaPRESS.

“Vlerësojmë qasjen konstruktive dhe fleksibilitetin që rezultoi në këtë marrëveshje të rëndësishme ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Marrëveshja rrit sigurinë dhe avancon përpjekjet për normalizimin e marrëdhënieve” ka shkruar Hovenier në Twitter.

Chollet bisedë telefonike me Kurtin: ShBA-ja e mbështet fuqishëm dialogun Kosovë-Serbi

Këshilltari Special në Departamentin Amerikan të Shtetit, Derek Chollet përmes një postimi në Twitter, ka bërë të ditur se ka zhvillyar një bisedë telefonike me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Ai tha se e ka falënderuar Kurtin për angazhimin siç u shpreh ai konstruktiv në gjetjen e një zgjidhje, përcjell PreshevaPRESS

Chollet gjithashtu ka theksuar se ShBA-ja e mbështet fuqishëm dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

“Telefonatë e mirë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. E falënderova për angazhimin konstruktiv në gjetjen e një rruge, për uljen e tensioneve dhe angazhimin për të punuar urgjentisht për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në dialogun e lehtësuar nga BE-ja, të cilin ShBA-ja e mbështet fuqishëm”, ka shkruar Chollet në Twitter.

SHBA-ja e mirëpret marrëveshjen për targa: Palët bënë një hap gjigant

Shtetet e Bashkuara kanë mirëpritur marrëveshjen e arritur ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në Bruksel për targat, gjë që, sipas Departamentit të Shtetit, ndikon për të shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm të tensioneve.

“Ne përgëzojmë më tej marrëveshjen e dy vendeve për t’u përqendruar plotësisht dhe urgjentisht në normalizimin e marrëdhënieve nën dialogun e lehtësuar nga BE. Ne mbështesim dialogun e lehtësuar nga BE-ja si rruga më e mirë për të avancuar të ardhmen evropiane të Serbisë dhe Kosovës”, thotë zëdhënësi i DASH-it, Ned Price, raporton PreshevaPRESS.

Më tej thuhet se mirëpritet vendimi i palëve “për të vënë interesat e të gjithë njerëzve të tyre në krye të vendimmarrjes dhe të ndërmarrin hapa për të përmirësuar jetën e përditshme të qytetarëve të tyre”.

“Të dy palët bënë një hap gjigant përpara sot, me lehtësimin e BE-së, drejt garantimit të paqes dhe stabilitetit në të gjithë rajonin. Shtetet e Bashkuara përshëndesin negociatat konstruktive dhe inkurajojnë përparimin e mëtejshëm drejt normalizimit të marrëdhënieve”, përfundoi DASH-i.

Kujtojmë se SHBA-ja ka qenë ndër më të zëshmet nga partnerët ndërkombëtarë të Kosovës për arritjen e marrëveshjes, gjegjësisht për shtyrjen e masave ndëshkuese për serbët e Kosovës që bartin targa ilegale në veturat e tyre

ARTIKUJT E NGJASHËM

Në ditën e parë të Kampanjës “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës në baza gjinore”në Kosovë, burri vret gruan e tij me sëpatë

PreshevaPRESS

Lista Serbe: Të gjithë pronarët e automjeteve me targa KM do të mund të i riregjistrojnë ato

PreshevaPRESS

Bislimi: Pas marrëveshjes, duhet të vazhdojnë bisedimet intensive të mbështetur nga Gjermania dhe Franca

PreshevaPRESS