PreshevaPRESS

Kanë filluar përgatitjet për shfaqen e re të Teatrit të Qytetit të Preshevës

Shtëpia e Kulturës “Abdulla Krashnica” në Preshevë, në kuadër të programit të Teatrit të Qytetit ka filluar përgatitjet për realizimin e një shfaqeje të re.


Me datë 6 shtator të këtij viti, udhëheqësi i Shtëpisë së Kulturës, Kujtim Sadriu, përmes një postimi në rrjetin shoqëror në facebook ka paralajmëruar shfaqen e re në kuadër të programit të Teatrit të Qytetit të Preshevës.

“Me regjisorin Kastriot Saqipin, natyrisht edhe me aktorët e Teatrit të Qytetit, drejtë realizimit të një projekti të ri.” ka shkruar Sadriunë facebook të shoqëruar me një fotografi nga takimi me regjisorin Kastriot Saqipi, pa dhënë detaje.

Të nesërmen, regjisori nga Presheva, që jeton dhe vepron në Kosovë, Kastriot Saqipi përmes një postimi në facebook ka konfirmuar lajmin, duke dhënë detaje të reja rreth temës së shfaqes.

“Së shpejti një projekt i ri në Preshevë, një shfaqje për dashurin edhe më e fuqishme se Romeo e Xhulijeta, një shfaqje për dashurin platonike e një vajze nga Zhunica.” ka shkruar Saqipi në profilin e tij në facebook.

PreshevaPRESS ka mësuar se rreth një muaj më parë, Saqipi me ekipin e aktorëve kanë filluar me përgatitjet e shfaqes, e që sipas burimeve të PreshevaPRESS do të quhet “Hasan aga dhe çika potureshë”.

Përveç titullit, PreshevaPRESS ka mësuar se pjesë e trupës janë angazhuar aktorja nga Kosova, Emine Toska, por në projekt nuk janë përfshii të gjithë aktorët e Teatrit të Qytetit të Preshevës. Arsyet e mospërfshirjes së tyre nuk janë ende të njohura për mediumin tonë.

Siç duket, kjo shfaqe ka numër të madh të roleve, pasiqë sot gjatë ditës, regjisori Saqipi ka njoftuar se kanë hapur audicion për talenta të rinj në aktrim, të cilët do të inkuadrohen më vonë në shfaqe.

“Teatri i qytetit hap audicion për nxënësit e viteve të treta dhe të katërta që janë të interesuar të marin pjesë në audicionin që do të mbahet më 29 nëntor ditë e martë në ora 12. Ata që do të përzgjidhen do të jenë pjesë e stafit të aktorve të Teatrit të qytetit për shfaqen Hasan aga dhe çika poturesh … Të gjith të interesuarit munde të paraqiten në sallen e shtëpise së kulturës prej ora 12:00 deri 14:00” ka shkruas sot Saqipi në facebook.

Edhe pse ende nuk është publikuar ndonjë datë për premierën e shfaqes, Saqipi siç duket po punon që kjo shfaqe të vihet në skenë vitin e ardhshëm.

ARTIKUJT E NGJASHËM

Abetarja e parë në gjuhën shqipe u botua para 126 viteve

PreshevaPRESS

Arditi muzicienti 25 vjecarë me ëndrra të mëdha për Preshevën

PreshevaPRESS

Janë përuruar dy libra shkencorë që flasin mbi Luginën zejet dhe veshjet tradicionale shqiptare

PreshevaPRESS