Një 63 vjeçare është vrarë në Prishtinë në orët e para të mëngjesit, teksa në polici është vetëdorëzuar i dyshuari 70 vjeç.
I dyshuari është ndaluar teksa trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, njofton PreshevaPRESS.
Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Sot rreth orës 04:40 kemi pranuar informatën për një trup të pa jetë në një shtëpi në rrugën “Mark Isaku” në Prishtinë. Bazuar në hetimin preliminar si dhe ekzaminimin e vendit të ngjarjes me urdhër të prokurorit të shtetit, rasti është cilësuar vrasje e rëndë”.
“Lidhur me rastin është vetëdorzuar një person i dyshuar: I. G, mashkull 70 vjeç. Personi i dyshuar me urdhër të prokurorit të shtetit, është intervistuar dhe i njëjti është dërguar në qendrën e ndalimit, ndërkohë që trupi i pajetë i viktimës, femër 63 vjeç, është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion” tha Ahmeti.
“Prokurori kujdestar nga Departamenti i Krimeve të Rënda, bashkë me njësitë relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes, me ç’rast kanë ndërmarrë veprimet hetimore, si dhe në vendin e ngjarjes është sekuestruar sëpata me të cilën dyshohet se është kryer vepra penale, ndërsa me urdhër të prokurorit është dërguar për obduksion trupi i pa jetë. Aktualisht, nga hetimet fillestare nuk dihet motivi i kryerjes së këtij akti, derisa Prokurori i Shtetit, brenda afatit ligjor do të ushtrojë kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit, si dhe në koordinim me policinë do të vazhdojë ndërmarrja e veprimeve hetimore për t’i sqaruar në plotëni rrethanat e këtij rasti”, thuhet më tej në njoftim.
Gruaja e cila u vra në orët e hershme të mëngjesit nga bashkëshorti i saj në Prishtinë, ishte mësimdhënëse në shkollën fillore “Dardania”. Ajo ishte arsimtare e Gjeografisë për shumë vjet.
Shkolla fillore “Dardania” ka anuluar të gjitha aktivitetet festive për nder të 28 Nëntorit, pas vrasjes së mësimdhënëses Sadije Miftari-Godeni.
Përmes një postimi nga kjo shkollë, thuhet se e ndjera u shqua gjithmonë si person i qetë dhe i edukuar.
“Me dhimbje të thellë sot më datë 25.11.2022 në orët e mëngjesit morëm lajmin e ndarjes nga jeta të koleges sonë znj. Sadije Miftari- Godeni, arsimtare e lëndës së Gjeografisë. Ajo u shqua gjithmonë si person i qetë dhe i edukuar, dhe do ta kujtojmë me mall gjithmonë edhe për kontributin e saj shumëvjeçar meqë shkolla humbi një person shumë të dashur. Me këtë rast, poashtu ju njoftojmë se të gjitha aktivitetet e planifikuara sot në shkollë për nder të Festës së 28 Nëntorit anulohen! Arsimtares sonë i pushoftë shpirti në paqe! Me pikëllim, Drejtoria dhe gjithë stafi i shkollës”.
E ndjera, Sadije Miftari-Godeni dyshohet se u vra në orët e hershme të mëngjesit me sëpatë nga bashkëshorti i saj i cili është vetëdorëzuar në polici,